Ndryshimet në ligjin për shoqatat dhe fondacionet përplasin opozitën dhe pushtetin

KOVAÇEVSKI: INSTITUCIONET E MAQEDONISË SJELLIN LIGJE PËR MAQEDONINË

Sapo mbyllet një problem me Bullgarinë, hapet një tjetër. Klubet kulturore maqedonase që po hapet në Bullgari si dhe ata bullgare në Maqedoni po hapin debat shtesë në marrëdhëniet edhe ashtu të prishura mes dy shteteve.
Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, filloi të flas publikisht për idenë për ndryshimet në Ligjin për shoqata dhe fondacione. Ai pranoi se ishte ideja e tij që ligji fillimisht të dërgohet në Komisionin e Venecias, por ndryshe mendon Kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton Klan M.

”Institucionet e Maqedonisë sjellin ligje për Maqedoninë e Veriut, ndërsa ato bullgare për Bullgarinë” – tha Dimitar Kovaçevski.

Në deklaratën e Osmanit reagoi edhe deputetja e VMRO DPMNE-së, Zhaklina Peshevska.

”Ne nuk frikësohemi nga mendimi i Komisionit të Venecias, por dua ta rikujtoj Osmanin se kur Kuvendi sjell ligje, këto ligje Kuvendi duhet ti zbatojë pa vërejtje” – tha Zhaklina Peshevska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

E sa i përket incidenteve dhe hapjes së klubeve kontroverse, Kryeministri Kovaçevski sot ishte më i drejtpërdrejtë.

”Përkrahje më të madhe për klubet bullgare në Maqedoni kishte nga Kryetar i VMRO DPMNE-së i cili tha se janë vazhdimësi e veprës së Vanço Mihajllovit. Protestat në Manastir ishin kundër klubit “Vanço Mihajllov”. Nuk duhet të vijë përkrahja nga Bullgaria sepse erdhi nga këtu, nga kryetar i partisë më të madhe opozitare” – tha Kovaçevski.

Hapja e këtyre klubeve nuk mund të kalojë pa incidente dhe protesta. Në Manastir kishte protesta kundër hapjes së klubit bullgar, madje edhe ia vënë flakën. E protesta kishte edhe në ditën kur duhej të hapet klubi maqedonas në Bllagoevgrad. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share