Gjithçka gati për mbledhjen e përbashkët RMV-Shqipëri

KOVAÇEVSKI: DO TË NËNSHKRUHEN NJË SËRË MEMORANDUMESH

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Tani më gjithçka është gati për mbledhjen e përbashkët në mes qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë e cila nesër do të mbahet në Shkup. Në orët e paraditës Kyeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Më pas në orën 10:45 do të jetë takimi tetë-a-tetë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fjalën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare. Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se do të nënshkruhen një sërë memorandumesh duke mos precizuar se për çfarë bëhet fjalë.

”Qytetarët mund të presin që mund të kemi takime mes dy qeverive në një atmosfer pozitive, përshkak se marrëdhëniet mes RMV-së dhe R. Së Shqipërisë janë të një niveli të lartë, ashtu siç janë edhe me vendet tjera fqinje. Tani më ministritë i kanë përgatitur një numër të madhë memorandumesh të cilat nesër jo vetëm që do të shqyrtohen por edhe do të nënshkruhen me ministrat nga Shqipëria” – tha Dimitar Kovaçevski- Kryeministër i RMV-së

Më pas do të vijoj hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive me fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat e që do të vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Në orën 12.35 – do të jetë Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare, dhe më pas Konferenca e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share