Oligarku rus në kohë rekord fitoi shtetësinë e Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski: Do të kërkojmë informata shtesë nga institucionet

Edhe pse i dyshuar për korrupsion në Ukrainë, i vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-së ku akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale, Oleksandër Onishçenko në kohë rekord ka fituar shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se të gjitha procedurat janë respektuar, por tani pasi dolën informata të reja, Qeveria do të kërkojë informata shtesë se si Onishçenko e ka fituar shtetësinë.

“Në lidhje me këtë çështje, shtetësia jepet në bazë të aprovimeve të më shumë institucioneve shtetërore. Për çështjen konkrete, definitivisht bëhet fjalë për një sportist, janë mbledhur të gjitha mendimet pozitive nga të gjitha institucionet relevante në përputhje me procedurën. Në bazë të këtyre mendimeve pozitive Qeveria ka sjellë vendim që të jap shtetësi. Tani në këtë situatë normalisht se si Qeveri do të kërkojmë informata se a janë respektuar procedurat dhe informata tjera që duhet të merren si bazë”, është shprehur kryeministri Kovaçevski.

Për këtë çështje ditë më parë alarmoi edhe Aleanca për Shqiptarët. Nga partia opozitare kërkojnë përgjegjësi nga institucionet që ia kanë mundësuar shtetësisë atij, për shkak se sipas tyre, me këtë vendim është rrezikuar siguria nacionale./KlanMacedonia

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share