Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me gruan e tij, Ritën, janë pritur mbrëmë në darkën e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.
Kurti dhe Rita u pritën për darkë në Pallatin Elysee, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
“Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kujtojmë se edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë janë pritur në darkën e organizuar nga presidenti francez.
Më poshtë i gjeni fotografitë që ndau Kurti me ndjekësit në Facebook.