Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca që të thërras në interpelancë shefin e tij të partisë, Albin Kurtin.
Sipas tij, kjo për shkak se situata në veri është më rënda që nga pas lufta dhe se për këtë i ka fajet vet Kurti
Nëse nuk përfillet kjo interpelancë, ai tha se do të merren edhe veprime të tjera.
“Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale”.
“Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbet e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë”.
“Qeveria te nise komunikim intensiv me faktorët me relevante ne vend, duke përfshirë ed he opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes se krijuar por edhe si nevoje e gjetjes se rrugëdaljes nga situata e krijuar”.
“Të kërkohet një Samit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës (takim disaditor), deri ne përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosove-Serbi”.