Kremlini: Statusi i Khersonit si ”pjesë e Rusisë”, i pandryshuar

MOSKA KA TERHEQUR TE GJITHE TRUPAT DHE PAJISJET USHTARAKE

Moska ka deklaruar se statusi i rajonit jugor Kherson do të jetë i pandryshuar edhe pas tërheqjes pasi është pjesë e Federatës Ruse. Moska ka njoftuar se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga qyteti kyç Kherson në jug të Ukrainës.  Amnesty International, ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Kremlini ka deklaruar se tërheqja e forcave ruse nga Kherson nuk do të ndryshonte statusin e rajonit, të cilin Moska e ka shpallur pjesë të Rusisë pasi ka lëvizur për ta aneksuar atë nga Ukraina.

Rusia pretendoi Kherson dhe tre rajone të tjera të Ukrainës pasi mbajti ato që i quajti referendume në shtator  vota që u denoncuan nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si të paligjshme.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se statusi i rajonit nuk ka për të pësuar asnjë ndryshim. “Është një subjekt i Federatës Ruse – është fiksuar dhe përcaktuar ligjërisht. Nuk ka ndryshime dhe nuk mund të ketë ndryshime,” tha Peskov. Ai tha se Moska nuk i vjen keq që njoftoi aneksimin e Khersonit dhe tre rajoneve të tjera në një ceremoni triumfuese në Moskë më 30 shtator.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga qyteti kyç Kherson në jug të Ukrainës. Të gjithë ushtarët u zhvendosën përmes lumit Dnipro në bregun lindor dhe asnjë pajisje ushtarake apo armë nuk ka mbetur pas në bregun perëndimor

Trupat ukrainase kanë rimarrë dhjetëra vendbanime  në Ukrainën jugore, një ditë pasi Moska njoftoi tërheqjen e saj. Rreth 170,000 kilometra katrorë mbetën për t’u çminuar, tha Zelenskiy, duke përfshirë vendet ku kishte ende luftime. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Zelenskiy, tha se Rusia dëshironte ta kthente Kherson në një “qytet të vdekjes”, duke minuar gjithçka nga apartamentet dhe duke planifikuar të bombardonte qytetin nga ana tjetër e lumit.

SHBA do të dërgojë 400 milionë dollarë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë. Sipas Pentagonit, paketa e ndihmës do të përmbajë sasi të mëdha municionesh dhe, për herë të parë, katër sisteme të mbrojtjes ajrore shumë të lëvizshme Avenger. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit përmes transferimit dhe dëbimit të dhunshëm të civilëve nga Ukraina.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share