Pa sinjalistikë, pa ndriçim adekuat e pa traun mbrojtës vazhdon edhe sot të rrezikohen banorët nga kalimi i një Lokomotive në orët e mëngjesit.
Kështu kalon treni përmes rrugës para fshatit Kondovë në Komunën e Sarajit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, që për çdo ditë kalojnë në këtë pjesë të rrugës që lidh fshatrat e Sarajit me Gjorçe Petrovin. Ky problem shqetëson prej kohësh banorët e kësaj ane, ndërsa në videon e siguruar nga Klan Maqedoni vërehet qartë situata reale në vendin e përmendur.
Edhe mbrëmë ndriçimi shumë i dobët në njërën pjesë të rrugës e bën gati të pamundur ta shohësh trenin që kalon përmes, ndërsa jorrallëherë kjo ka qënë shkak edhe për aksidente me pasoja të rënda./KlanMacedonia/