I ftuar në Klan Debat ku po diskutohet për zgjedhjet në SHBA, analisti Rizvan Sulejmani ka vënë theksin tek rezultati i ngushtë mes Republikanëve dhe Demokratëve. Sipas Sulejmanit, duke parë edhe moshën e kandidatëve të përfolur deri tani për Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ka krizë për liderë.
“Rezultatet e këtyre zgjedhjeve tregojnë se tashmë në SHBA ka krizë për liderë. Dy pretendentët kryesorë për president janë në moshë të thyer, ndërsa problemet dhe sfidat në botë janë aq të mëdha në vitet e ardhshme saqë kërkohen presidentë më vital me më shumë kondicion që të mund të përballet me aq shumë probleme. Për këto arsye, mendoj se edhe Evropa edhe ne ishim të interesuar për këto zgjedhje. Kjo që ndodh atje, edhe pse nuk i dimë rezulatet finale, por duket qartë se Presidenti Biden do ta ketë të vështirë t’i ecë përpara disa nga projektet më kryesore të tij”, thotë analisti Rizvan Sulejmani./KlanMacedonia