Alpinisti i vdekur është transportuar me helikopter nga Mali Sharr (VIDEO)

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, ka informuar sot se njëri nga dy alpinistët e zhdukur ka humbur jetën në majën Titov Vërv në malin Shar.

Shoku i tij që ka raportuar për aksidentin ka mbetur i plagosur lehtë.

”Siç kemi njoftuar më herët pas thirrjes emergjente në numrin 112 në QKM, mbrëmë është duke u zhvilluar një operacion shpëtimi në koordinim me Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QKM), konkretisht përmes Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave QKMC Tetovë, për nxjerrjen e dy alpinistëve,njëri prej të cilëve ra nga një shkëmb në një luginë dhe nuk dihej në çfarë gjendje ishte rrëzë Titov Vrv në malin Shar”

‘Si njoftim përfundimtar, QRKK Tetovë bën me dije se komandanti i TPPP Tetovë, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, ka marrë informatën se është gjetur një alpinist, i cili është i kontaktueshëm dhe ka lëndime të lehta në kokë, ndërsa për tjetrin është duke u bërë kërkime për gjetjen e tij. Personi, i cili sipas deklaratës së malësorit të gjetur ka rënë nga shkëmbi dhe ka mbetur i plagosur’‘ – tha Angellov.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share