Arsimi i fëmijëve ne nevoja të veçanta ka qenë një sfidë gjatë historisë, thotë Alili

Inkluzioni dhe qasja e fëmijëve me nevoja të vecanta në arsim ka qenë sfidë që nga fillimi I trajtimit, në shekullin e kaluar, njësoj si shkollimi I grave, komuniteteve të ndryshme, thotë Blerta Qamili Alili edukatore speciale dhe rehabilitatore.

“Më herët, nxënësit por edhe njerëzit me nevoja të vecanta, nuk janë futur të jenë pjesë e shoqërisë, janë akuzuar janë etiketuar nga të tjerët me epitete të ndryshme dhe në disa raste I kanë shkaktuar edhe vdekjen që mos ekzistojnë fare, ideja ka qenë kjo në ato kohë patriarkale derisa është zhvilluar shkenca mjeksia dhe diku rreth shekullit të kaluar është pare së ky komunitet mund të edukohet, rehabilitohet dhe të punohet që ata persona të jenë pjesë e shoqërisë sonë.” – tha Blerta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share