Pas deklaratave të tij, grupet e të drejtave të grave kërkuan organizimin e protestave
Një grup për të drejtat e grave në Poloni u ka kërkuar njerëzve të ngrihen në protestë pasi lideri i partisë në pushtet të vendit pretendoi se niveli i ulët i lindjeve në Poloni është shkaktuar pjesërisht nga gratë e reja që pinë shumë alkool.
Politikanët e opozitës, aktivistët dhe personazhet e famshëm akuzuan Jaroslaë Kaczynski. Ata gjithashtu argumentojnë se Kaczynski, politikani më i fuqishëm në Poloni që nga viti 2015, është vetë pjesërisht përgjegjës për nivelin e ulët të lindjeve në vendin e Evropës Qendrore me 38 milionë banorë.
Kritikët vënë në dukje vështirësinë që të rinjtë kanë në rritjen e fëmijëve në kushtet e inflacionit që po arrin afro 18%. Sipas mediave protestat parashikohen të mbahen më 28 Nëntor, në 104 vjetorin e fitimit të të drejtës së votës së grave në Poloni.
Grupi tha se kishte shumë arsye për nivelin e ulët të lindjeve në vend, duke përfshirë, mungesën e aksesit në edukimin seksual dhe procedurat in vitro, inflacionin, mungesën e strehimit dhe mungesën e aksesit në qendrat e kujdesit ditor. Vendi ka një nga ligjet më kufizuese të Evropës për abortin, me aborte të lejuara në shumë pak raste, para vitit 2020. Numri i lindjeve për grua në Poloni ka rënë nga 3 fëmijë për grua në vitin 1960 në 1.2 në 2003, sipas Bankës Botërore. Filloi të rritet përsëri disi pas vitit 2003 teksa qeveria e e Kaczynski prezantoi një paketë për familjet prej gati 100 dollarë për fëmijë. Por shkalla e lindjeve është përsëri në rënie dhe sipas statistikave të shtetit polak, shkalla e lindjeve ishte 1.32 fëmijë për grua në vitin 2021.
Klan News