Procesi ”Zhan Mone”: VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në takim

MICEVSKI: MIRATIMI I RREGULLORES SË RE PA OPOZITËN NUK ËSHTË PROCES KREDIBIL

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka thirrur takimin e Grupit të Punës për pjesëmarrje në Dialogun “Zhan Mone”. Në këtë grup marrin pjesë përfaqësues dhe koordinatorë të grupeve parlamentare, kurse diskutimet fokusohen në ndryshimin ose miratimin e Rregullores për punë të Kuvendit.

Koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në takim, për shkak të, sic tha, nuk janë konsultuar për vazhdimin e procesit “Zhan Mone”.

“Është e qartë se vazhdimi i “Zhan Mone” është për shkak të Raportit të keq të KE-së për pjesën e Kuvendit. Kjo që ndodh sot e këonfirmon këtë. Takimi ndodh pa konsultime me opozitën dhe në të marrin pjesë vetëm përfaqësues të pushtetit. Procesi I miratimit të Rregullores së re pa VMRO-DPMNE-në nuk është kredibil” – deklaroi Nikola Micevski, VMRO-DPMNE.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e fundit me gazetarët theksoi se nëse nuk ndryshohet Rregullorja edhe në të ardhmen do të mbeten mundësitë për bllokimin e Kuvendit.

Disa ligje në Kuvend tashmë janë bllokuar më shumë se dy vite. Kjo është përmendur në Raportin e progresit për RMV-në nga Komisioni Evropian, ku thuhet se puna e Kuvendit është cënuar për shkak të polarizimit politik. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share