Trupi i një shqiptari është gjetur i groposur në një plazh të Greqisë në zonën e Kyparisia. Sipas mediave greke, trupi u konstatua ditën e hënë nga një qytetar i cili po bënte shëtitje në plazh së bashku me qenin e tij.
Policia greke thotë se viktima është një 31-vjeçar, por identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Viktima ka plagë në kokë dhe dyshohet se është vrarë në një vend tjetër dhe më pas groposur në zonën ku u gjet.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se 31-vjeçari shqiptar nuk është banor i zonës. /tvklan.al