Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u shpreh pas takimit të liderëve se ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme për të ardhmen e vendit.
Sipaas tij, ndryshimet kushtetuese nuk duhet të shihen si rrezik, por si mundësi. Futja në Kushtetutë e bashkësive tjera etnike që jetojnë në vend, sipas Taravarit nuk nuk rrezikon askënd.
“Padyshim kjo mundësi e hapjes së Kushtetutës hap mundësi edhe për të biseduar edhe për disa tema tjera, të cilat ne i theksuam në takimin e sotëm. Mendoj se duhet të bisedojmë eventualisht edhe për ta hequr 20 përqindëshin për përdorimin e gjuhës shqipe. Mendoj se shqiptarët çdoherë kanë qënë në krah të maqedonasve derisa përcaktohej përdorimi i gjuhës së bashkëqytetarëve tanë”, u shpreh i Arben Taravari nga ASH.
Për këtë temë, Taravari theksoi se askush nga liderët e pranishëm nuk është shprehur kundër./Klan Macedonia