145 gjoba në Shkup, 40 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 145 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 40 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, 3 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share