Don Xhoni flet për sherret me Noizyn dhe Finem, habit të gjithë me rrëfimet

Xhonatan Isufi i njohur për publikun me emrin e artit si “Don Xhoni” ishte i ftuari i parë i autores dhe moderatores Luana Vjollca në premierën e “Zemër Luana”.

Ai u vendos në një sfidë përballë reperëve shqiptarë, me disa prej të cilëve ka patur “diss”-e e përplasje hera-herës, Don Xhoni surprizoi të gjithë. Në skenë u vendos “Rrota VIP”, ku rrotullohet dhe ndalon tek personi që Xhonatani qëllon me armën e paintball dhe në këtë moment i behet nje pyetje pikante mbi reperin, ku ai mund të refuzojë të përgjigjet por duhet të japë vetë nga një koment për ta.

Teksa në rrotën VIP ai qëlloi foton e Finem, me të cilin u përfolën për një sherr masiv si në rrjete sociale ashtu edhe në jetën reale, por Don Xhon vendosi tu japë fund aludimeve dhe të habisë me përgjigjen. Ai u shpreh se Finem është një djalë i mirë dhe se mes tyre nuk ka patur kurrë diçka dhe i uroi suksese.

Ndërkohë kur në rrotën VIP ai qëlloi foton e Noizyt, me të cilin gjithashtu u përfolën për një përplasje, reperi Don Xhoni habiti publikun në skenë, kapitenët e çdo kënd me përgjigjen. Ai u shpreh se ka respekt për Noizyn dhe historia mes tyre Është njëjtë si me Finem, ata nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin e janë në paqe.

Gjithashtu zbuloi se edhe me Mozzik nuk është zënë edhe pse nuk ndiqen në rrjete sociale apo edhe pas bashkëpunimit me Loredanën, ish-partnere e Mozzik. Ai u shpreh se me të dhe Getinjon kanë marrëdhënie mjaft të mirë, flasin në telefon jo në Instagram.

Ndërkohë për Mato Lale, u shpreh se nga 1-10 e vlerëson 8 si artist. Ndërsa për Don Phenom, u shpreh se ai vetë është më shumë “Don” se reperi në fjalë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share