Ashpërsohet fushata për zgjedhjet në SHBA

Trump lajmëron kandidaturën për President

Zgjedhjet e së martës të njohura si ato të mesit të mandatit për Dhomën e Ulët dhe Senatin e Kongresit amerikan kanë ashpërsuar tonet në Shtetet e Bashkuara.

Fushata e të dy kampeve në orët e fundit është fokusuar tek shtetet e lëkundura. Si rrallë herë më parë Donald Trump, Joe Biden dhe Barack Obama ishin në Pensilvania të shtunën ku nuk i kursyen akuzat për njëri tjetrin. Demokratët Biden dhe Obama thanë se zgjedhjet ishin një betejë për demokracinë dhe sigurinë e vendit.

“Demokracia është fjalë për fjalë në fletëvotime. Sot ne përballemi me përkuljeje. Është një nga ato momente që vjen një herë në disa breza“, u shpreh Biden.

Në një tjetër tubim, ish-Presidenti Donald Trump la të kuptohet se do të jetë në garë për Shtëpinë e Bardhë në 2024-ën duke mos e pranuar ende humbjen përballë Biden.

“Zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën. Është turp. Ju premtoj se së shpejti, në një periudhë shumë, shumë, shumë, të shkurtër, do të jeni sërish të lumtur”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e së martës pritet të përcaktojnë kush do të kontrollojë Kongresin. Sondazhet parashikojnë që republikanët të marrin një shumicë dërrmuese në Dhomën e Ulët, por duket se senati do të vijojë të kontrollohet nga demokratët.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share