“Gjëja më e mirë që kanë bërë”
Për Rita Orën, gjëja më e mirë që ka bërë familja e saj ishte transferimi nga Kosova në Britaninë e Madhe. Kështu shprehet ajo në një intervistë për mediat britanike, ku ndër të tjera rrëfen për historinë se si familja e saj emigroi në Angli, kur ajo kishte vetëm 1 vit që kishte lindur.
Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare thotë se familja e saj e nisi nga hiçi në Londër. Ata nisën të punonin dhe të ndërtonin jetën në Britaninë e Madhe dhe se rezultat i atij vendimi ishte jeta që ajo po bën aktualisht si një ndër këngëtaret më të famshme në botë.
31-vjeçarja flet edhe për lidhjen e saj të dashurisë me producentin neozelandez Taika Uaititi. Rita Ora shprehet se bashkëshorti i saj është “personi i saj i preferuar” dhe pohon se të dy do të drejtojnë natën e ndarjes së çmimeve MTV për Europën në muzikë më 13 Nëntor.
Klan News