Diletta Leotta në një lidhje të re dashurie?

Prezantuesja italiane fotografohet duke u puthur me futbollistin Loris Karius

Midis Diletta Leotta dhe Loris Karius pëlqimi vetëm rritet. Pavarësisht se njihen prej disa javësh, gazetarja italiane dhe futbollisti i Newcastle United nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Në Milano e përjavshmja “Chi” i fotografoi në një restorant të njohur ky dyshja u kapën duke i dhuruar njeri-tjetrit një puthje të zjarrtë. Jo vetëm kaq por për Halloween Leotta ka fluturuar drejt Londrës, ku po e priste futbollisti. Londra është qyteti ku të dy u takuan për herë të parë në një darkë me miqtë e tyre të përbashkët.

Diletta ka mbyllur kapitullin me modelin Giacomo Cavalli i cili prej muajsh është tashmë në një lidhje. Të dy kaluan një verë të nxehtë bashkë por lidhja mes dyshes nuk zgjati shumë.

Megjithatë ajo që u komentua më shumë nga mediat ishte lidhja me aktorin turk Çan Jaman ,një lidhje e cila po shkonte drejt martesës, por atëherë kur fansat prisnin të dëgjonin datën e dasmës, dyshja njoftoi papritur ndarjen.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share