MSH NUK HEQ DORË NGA MODULARJA, KOSTOVSKI KËRKON TË SHEMBET
Klubi i pensionistëve është shëndërruar në poliklinikë për banorët e Butelit. Ata ankohen se kushtet janë mizore dhe kërkojnë që më shpejtë të lëshohet në përdorim poliklinika modulare që veçme ka përfunduar. Njëra prej tyre është edhe Snezhana e cila kishte ardhur për t’u kontrolluar, raporton Klan M.
“Po ëshhtë e nevojshme një poliklinikë pasi që këtu nuk ka kushte. Besoj se do të përfundojë dhe që kryetari i komunës do të bëj përpjekje që të ndërtohet. Po këtu jemi përkohësisht vetëm. Ne jemi këtu shumë qytetarë dhe kemi nevojë për një poliklinikë shëndetësore modern” – tha Snezhana.
“Kjo duheshte të lëshohet më në përdorim por nuk e di çfraë ka ndodh. Si janë kushtet ku mjekoheni tani? Nuk janë të mira. Asnjëlloj kushte. Katastrofë është. Këtu mesiguri do të jetë më mirë edhe pse poliklinika është modulare” tha një qytetar.
“Mirë do të ishte të ndërrtohet, ne jemi që të jetë çdokund mirë. Por nuk do t’i dërgojmë fëmijët tanë përderisa nuk sigurohet vendi” – tha një qytetar.
“Po komuna jonë ka nevojë për një poliklinikë, por ende nuk ka përfunduar” – tha një qytetar.
Kryetari i Komunës së Butelit kërkon që polikilinika modulare të shembet dhe të ndërtohet një objekt me ndërtim të fortë.
“Poliklinika modulare mund të lëshohet për 2-3 javë. Por ne jemi me qëndrim se duhet të ndërtohet një poliklinikë me ndërtim të fortë. Në qoftë se kjo qeveri nuk na lejon, besoj që vitin e ardhshëm do të na lejoj. Unë besoj se duhet të shembet poliklinika modulare dhe kjo nuk është ndonjë dëm i madh. Kjo nuk është me kualitet të lartë” – tha Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk heq dorë nga lëshimi në përdorim poliklinikën modulare.
“Në lidhje me planet e kryetarit të komunës së Butelit, janë duke u shqyrtuar mundësitë hapësinore dhe financiare për realizimin e një projekti të tillë” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe poliklinika modulare ka përfunduar dhe pritet të lëshohet në përdorim sapo të përfundojë zhvendosja e tubit të ujit që kalon nën ndërtesë. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi