Bedri Ajdari i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

Arben Taravari nga Aleanca për Shqipëtarë nëpërmjet një statusi në Facebook ka lajmëruar se ASh-së i bashkohet Bedri Hajdari, familjar i të akuzuarve në rastin “Monstra”.

“Bedri Hajdari është shndëruar tanimë në një simbol të rrezistencës dhe betejës kundër padrejtësisë në këtë shtet. Ai është zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm. Bedriu është bërë zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.Si shumë shqiptarë të tjerë edhe Bedri Hajdari po bashkon forcat me Aleancën për Shqiptarët, si shpresë e vetme për rikthimin e drejtësisë në këtë vend, për jetë të sigurtë e të lirë, për barazi para ligjit.Çdo besim i çdo qytetari që kohën e fundit sa vijnë e shtohen, paraqesin jo vetëm nder, por edhe një barrë të madhe të përgjegjësisë në këtë vend. Ashtu si edhe në të kaluarën, Aleanca për Shqiptarët do të jetë zëri i çdo njërit që i bëhet padrejtësi, që kërkon drejtësi, jo vetëm për të ardhmen, por fillimisht për të sotshmen.Mirë se vini e na priftë e mbara!, ka shkruar Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share