Qendra socio-kulturore Tetovë së fundi është ballafaquar me probleme, sic thonë vullnetarët, të ardhura në adresë të tyre nga Komuna e Tetovës, duke iu kërkuar pa ndonjë arsye konkrete, të largohen nga objekti ku ata veprojnë, gjegjësishtë objekti i ish Radio Tetovës, objekt i cili është zgjedhur që të renovohet nga vullnetarët e hapësirës në vitin 2018 kur dhe është themeluar qendra.
Ndryshe ga Komuna e Tetovës dolën me deklaratë lidhur me çështjen e organizatës për të rinj Space ku kërkohet që të lirojnë objektin e ish radio Tetovës.
Kryetari i komunës se Tetovës nder tjerat akuzoi organizatën Social-Cultural Space Tetova, se po i manipulon edhe shoqatat tjera dhe se po tenton në mënyrë të padrejtë që të përvetësojë këto hapësira me tendencën e krijimit të monopolit kundrejt shoqatave tjera.