PËR HERË TË PARË, PROKURORËT DO TË DALIN NË VOTIME PËR ZGJEDHJEN E NJË KANDIDATI
Ermon Neziri nga Prokuroria Publike e Shkupit, Islam Abazi dhe Desa Paunovska nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit si dhe Vilma Ruskovska, ish kryeprokurore e krimit të organizuar, janë kandidatët e paraqitur që përmbushin kriteret për prokuror publik në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa Engjëllushe Kadriu – Lleshi ka tërhequr kandidaturën.
Për herë të parë, pas ndryshimeve të ligjit për prokuror publike, zgjedhja shefit të ri të kësaj prokurorie zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publike me votim nga ana e të gjithë prokurorëve publik në shtet. Në këtë mënyrë, 163 prokuror publik do të votojnë për zgjedhjen e njërit nga katër kandidatët e paraqitur, në votimin që do të zhvillohet më 7 nëntor.
Pas votimit, do të dorëzohen rezultatet ndërsa këshilli në afat prej shtatë ditësh pas votimit, duhet të mbajë seancë në të cilën do të miratojë vendim për emërimin e prokurorit publik që ka marrë më shumë vota nga kandidatët e paraqitur.
Mandati i shefes së suspenduar të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskovska zgjat deri më 14 nëntor. Por, edhe përskaj kësaj, Ruskovska pret që kolegët ta votojnë dhe të zgjidhet sërish në këtë pozitë.
Kujtjmë se, kryeprokurori publik, Lubomir Joveski më 16 gusht miratoi vendim për largim nga funksioni të Ruskovska përderisa zgjat procedura penale e ngritur pas kallëzimit penal nga ish drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi për bastisjen më 18 korrik në këtë institucion.Në lidhje me këtë vendim, Ruskovska dorëzoi ankesë në Këshillin e Prokurorëve, por këshilli ia hodhi poshtë ankesën./KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buqi