Është gjetur trupi i pajetë i gostivarasit të zhdukur

Pas kërkimeve intensive treditore, gjegjësisht kërkimet në rajonin e gjerë rreth fshatit Pozharanë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB-së së Tetovës-Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit (ZJ për ÇK), në bashkëpunim me ekipet e MPB dhe banorët vendas, sot (2- nëntor) rreth orës 12:00 kanë gjetur trupin e pajetë të 87-vjeçarit K.J nga Gostivari në një pyll afër një fabrike të mobiljeve, në atarin e Vrapçishtit të Gostivar.

Hetimet janë duke u udhëhequr nga Prokurori Publik, në të cilin merr pjesë edhe ekipi nga DPB- Gostivarit. Trupi i pajetë është identifikuar nga familjarët e K.J. i cili më 30 të muajit të kaluar u raportua se kishte mbledhur fruta pylli në afërsi të fshatit Pozharenë dhe më pas është zhduk. Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet edhe autopsi ku pas kontrollit të kryer mjeksorë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share