PRITET NJË VIT E GJYSMË PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMEVE TË KODIT PENAL
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) sot mbajtën konferencë për media para Kuvendit të RMV-së, me rastin e 2 Nëntorit, Ditës ndërkombëtare për dhënie funt të mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.
Miratimi i menjëhershëm i ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilat do të mundësojnë mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve të medias, pasi sulmet ndaj tyre do të trajtoheshin sipas detyrës zyrtare nga prokuroria dhe institucionet, kërkuan nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial në ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.
Tani, më shumë se kurrë, është e nevojshme që sulmi ndaj gazetarëve të trajtohet si sulm ndaj një zyrtari, është koha për të bërë një hap më të madh në këtë drejtim. Prej gati një vit e gjysmë presim që deputetët në Parlament të guxojnë dhe të bëhen bashkë për të miratuar ndryshimet në kodin penal, në vend që të merren me lojërat e tyre të pafundme politike. Kërkojmë që menjëherë të futen në rend dite dhe të votohen, në të kundërtën do të kuptojmë se liria e gazetarëve, kameramanëve dhe punëtorëve mediatik nuk është prioritet i këtij Kuvendi” – tha Mladen Çadukovski nga shoqata e gazetarëve të Maqedonisë
Ndërkaq, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave, Pavle Belovski, theksoi se ndryshimet që kanë rëndësi të madhe për sigurinë e gazetarëve kanë pritur shumë gjatë.
“Pesë vite nga fillimi i nismës, në të cilën dëgjuam angazhimet deklarative për lirinë e medias. Po ashtu, sot bëhen 17 muaj që kur Qeveria, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, i dërgoi këto amendamente në Kuvend për miratim. Nuk ka asnjë rezultat. Sulmet, pavarësisht në çfarë forme i numërojmë dhe i raportojmë, por në fund pa rezultat. Mosndëshkimi vazhdon” – deklaroi Pavle Belovski, kryetar i SPGPM-së.
Përveç ndryshimeve në Kodin Penal, kryetari i SHGM-së Çadikovski theksoi se është në pritje të miratimit të ndryshimeve të Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje, ku sipas ndryshimeve, dënimet për gazetarët për shpifje dhe fyerje janë reduktuar në pesëfishin e shumave që ishin më parë. Ndërkaq, Belovski shpreson se kërkesat e tyre do të plotësohen, përndryshe tha se shoqatat dhe mediat do të duhet ta ndryshojnë formatin e veprimit, kështu që pas vitit të ri do të qëndrojnë para Kuvendit deri në miratimin e ndryshimeve ligjore. /KlanMacedonia/