SHBA DËNON SHKATËRRIMIN E PRONAVE TË PERSONAVE QË PAJISEN ME TARGA RKS
Një veturë tjetër me targa RKS në Zubin-Potok është djegur në orët e para të së mërkurës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë vetura ishte pronë e një personi të komunitetit serb, ndërsa policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje për ta lokalizuar zjarrin.
Ka reaguar ambasadori amerikan ne Kosove Jeff Hovenier i cili ka kerkuar edhe njehere nga qeveria qe te shtyj vendimin per targat ndersa ka denuar djegjen e veturave te qytetareve serb te cilet i konvertojne targat ne RKS>
Nga 1 nëntori ka nisur qortimi me shkrim për të gjitha veturat që kanë targa ilegale serbe. Shumë serb i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Beogradit për të mos konvertuar targat ndërsa shumë të tjerë kanë frikë të bëjnë një gjë të tillë pasi që po u digjen veturat.
Nga Qendra për Regjistrimin e Veturave në Mitrovicë thonë se deri më tash janë konvertuar në RKS vetëm 24 vetura me targa serbe.
ARDITA ADEMI – UDHËHEQËSE E QRV-së NË MITROVICË
Ajo ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit vazhdojnë të jenë të hapura për serbët ndërsa vazhdojnë të vlejnë ende lehtësimet.
ARDITA ADEMI – UDHËHEQËSE E QRV-në NË MITROVICË
Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të shtyjë edhe një periudhë targat dhe ajo të jetë në disa faza.
Periudha e qortimit me shkrim zgjat deri më 21 nëntor ndërsa nga 21 prill nuk do të lejohet asnjë veturë e Kosovës me targa serbe në Kosovë.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha