Një vajzë 15 vjeç ka humbur jetën pasi pasi ra nga çatia e një ndërtese katërkatëshe. Melike Gun Kanavuzlar nga Turqia po përpiqej të kapte telefonin e saj pasi po bënte selfi, por nuk arriti të ruante ekuilibrin duke u rrëzuar.
Kjo ngjarje është kapur nga kamerat e sigurisë që ndërtesat ngjitur kanë pasur. Sipas The Sun, menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe punonjësit mjekësorë dhe vajza u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Melike u transferua në njësinë e kujdesit intensiv në Mugla, por për shkak të plagëve që ajo kishte marrë, adoleshentja ndërroi jetë. /tvklan.al