Rruga VK “Novo sellë” e mbyllur për shkak të një fatkeqësie në trafik

Rruga magjistrale f.Novo sellë – Vendkalimi kufitar “Novo Sellë” prej orës 17:30 është e mbyllur për shkak të fatkeqësisë në trafik, informoi LAMM.

Nga LAMM informuan edhe se për shkak të asfaltimit, prej sot e deri të premten prej orës 10:00 deri në orën 16:00, do të ndërpritet komunikacioni në dy drejtime në drejtimin rrugor R2335 nga Podvisi deri në Krivogashtani.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share