Qëllohet për vdekje reperi Takeoff

Ai ishte anëtar i grupit hip-hop Migos

Takeoff, anëtar i grupit Migos është qëlluar për vdekje pas një festë të mbajtur në Hjuston. Dy persona të tjerë janë plagosur, por policia e Hjustonit ende nuk ka publikuar emrat e viktimave deri sa të njoftohen të afërmit. Anëtar i dytë i grupit, Quavo, 31 vjeç, ishte gjithashtu në festë, por nuk është  lënduar.

Ndërsa anëtari i tretë kushëriri i Takeoff, mësohet se nuk ndodhej aty. Policia bën me dije se 40 deri në 50 të ftuar kishin qenë në një festë private kur dikush hapi zjarr. Rojet e sigurisë në zonë dëgjuan të shtënat, por nuk panë se kush qëlloi me armë.

Disa orë para të shtënave, Takeoff ndau një foto të vetes në Instagram. Ai sapo kishte publikuar një ditë më parë videoklipin e këngës së tij të re “Messy”.

Grupi Migos është një grup muzikor i zhanerit hip-hop nga zona e Atlantës, e njohur për këngët si “Versace”, “Fight Night” dhe “Look at My Dab”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share