Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për “HardTalk” për BBC-në, ka diskutuar me Stiven Sakr për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, pasojat e agresioni ushtarak kundër Ukrainës, si dhe kriza botërore energjetike.
“Bashkimi Evropian ka nevojë për Maqedoninë e Veriut, ka nevojë që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Me situatën e re gjeostrategjike që kemi në Evropë dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe pas të gjitha sfidave të sigurisë, energjisë dhe ekonomisë që janë shfaqur në Evropë, është e qartë dhe e konfirmuar nga të gjithë liderët në Evropë, duke filluar ngaPpresidenti Makron, Kancelari Sholc, Presidentja e Komisionit Evropian Von der Lejen, se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, pa Maqedoninë e Veriut, pa Shqipërinë, pa Malin e Zi dhe të gjitha vendet e tjera. Dhe ky është realiteti. Maqedonia e Veriut ndoshta ka marrë vendimin më të vështirë dhe më të dhimbshëm në krahasim me çdo vend tjetër që i është bashkuar BE-së ose që do të anëtarësohet në BE. Të mos harrojmë se gjatë këtyre shtatëmbëdhjetë viteve nuk kemi mundur të përparojmë në rrugën evropiane për shkak të çështjeve dypalëshe apo rajonale. Në Ballkan ka shumë, siç i quaj unë, çështje identitare. Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, i gjithë rajoni, çfarë ka ndodhur në tridhjetë vitet e fundit, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, e edhe sot nëse shikojmë se çfarë po ndodh me Ukrainën dhe kjo është çështje identitare. Ne e morëm atë vendim të vështirë, keni të drejtë, ne ndryshuam emrin e vendit për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe për të përparuar në rrugën e integrimit evropian. Arritëm marrëveshje edhe me fqinjët tanë, me Bullgarinë dhe ky ishte gjithashtu një vendim i vështirë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski në bisedën e tij me BBC-në theksoi se Maqedonia e Veriut ka filluar shumë projekte infrastrukturore, për të arritur diversifikimin e furnizimit me energji, veçanërisht me gaz, duke ndërtuar interkonektorë të rinj, tubacione të reja gazi, të cilat çojnë nga jugu në veri, dhe jo si e jona, nga lindja në drejtim të perëndimit.
“Ka vende që janë plotësisht të varura nga gazi rus, ka vende që janë pjesërisht të varura nga gazi rus dhe ka vende që nuk varen fare prej tij. Ne jemi një vend që jemi plotësisht të varur nga gazi rus dhe ka vite që po kthehet prapa, për shkak të gjendjes së ekonomisë, për shkak të marrëdhënieve në të kaluarën. Dhe gjatë kësaj krize gjithmonë ka mundësi për ndryshim, për përmirësim dhe për këtë kemi filluar me projekte infrastrukturore për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energjenca”, sqaroi Kryeministri Kovaçevski./KlanMacedonia