Shqipëri: Ndryshojnë çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin e fundit sa i përket çmimit të hidrokarbureve në vend, ku nafta ka pësuar ulje me 4 lekë/litër. Në vendim thuhet se çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri.

Bordi ka bërë të ditur se çmimi i shitjes me pakicë i Benzinës do të jetë me 208 lekë/litri, nga 203 lekë/litri. Ndërsa çmimi i shitjes i nënproduktit Gaz, do të jetë 74 lekë/litri me pakicë.

Gjithashtu Bordi i Transparencës bën të ditur se çmimi i shitjes së Naftës për peshkimin është 142 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Nëntor, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share