Volejboll: Liria shënoi fitoren e dytë sezonale, kësaj radhe mundi UGD Shtipin 3-2 në sete

Në kuadër të javës së tretë në Ligën e Parë të volejbollit në kategorimnë e meshkujve mbrëmë në sallën sportive të UT-së ndeshje kampoinale luajtën Liria e Zherovjanit dhe UGD Shtipi. Ndeshja ishte mjfat dramatike dhe me kthehsa të shumta që zgjati plot pesë sete ndërsa në fundi fati ishte në anën e ekipit vendas të cilët fituan 3-2 në sete 20-25, 28-26, 18:25, 25:20 dhe 15-13.

Për ekipin Liria të Zherovjanit ishte kjo fitorja e dytë kampionale pas asaj kundër Universitetit të TEtovës në xhiron e parë të kampionatit. “Ndeshje shumë e vështirë që shihet edhe nga rezultatet në pesë setet, megjithate në momentin vendimtar arritëm të korrim fitore. Vazhdojmë më tutje” tha trajneri Sadik Ferati pas përfundimit të ndeshjes.

Java e tretë e kampionatit do të kompletohet sonte me ndeshjen Universiteti i Tetovës – Libero , që luhet në sallën sportive të UT-së me fillim në orën 20:00.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share