Në emisionin Klan Debat, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi tha se shumica parlamentare është stabile për momentin dhe nuk ka asnjë pengesë në votimin e ligjeve sepse 64 deputetë janë të sigurtë.
”Shumica parlamentare është stabile dhe asnjëher nuk është rrezikuar, pra e shihni se e zgjodhëm Risto Penovin për ministër dhe nuk kishte asnjë problem, edhe Ali Ahmeti është i interesuar gjithmonë të merr pjesë në raste të rëndësishme kur bëhet fjalë për shtetin dhe interesat e qytetarëve, pra shumica me 64 deputetë qëndron stabile” – deklaroi Arbër Ademi nga BDI-ja. /KlanMacedonia/