Zendeli: Ky është moment i duhur të hiqet 20% nga Kushtetuta e Maqedonisë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli në emisionin Klan Debat tha se 20% duhet të hiqet nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe vlerëosi se ky është moment i duhur për ta bërë atë.

”Ndryshimet kushtetuese kanë rëndësi për shtetin dhe shoqërinë, pra kushtetuta duhet hapur, ne jemi faktor si shqiptar në Maqedoni jemi edhe vendim marrës në Kuvend pra vlersojmë se është moment i duhur të hapet tema e 20%, nuk është diqka që bëhet sot nesër por duhet debatuar nuk  është me rëndësi se kush e thirr propozimin por kryesorja është të hiqet 20 përqindëshi dhe të vendoset gjuha shqipe” – tha Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share