“I kam sensorët ndezur edhe kur fle”, Silva Gunbardhi tregon si i ka raportet me xhelozinë

Silva Gunbardhi një nga këngëtaret më të pëlqyera të publikut shqiptar ka lancuar së fundmi këngën e saj të re “Dashnia”, këngë të cilën ajo ja ka dedikuar dashurisë më të vërtetë, asaj mes prindit dhe fëmijës. Pikërisht për të treguar më tepër rreth kësaj kënge, por edhe për të zbuluar më shumë për jetën saj personale ajo ishte e ftuar këtë të hënë te “Rudina” në Tv Klan.

Silva ka treguar mes të tjerave edhe se si i ka ajo raportet me xhelozinë. Ajo ka rrëfyer se nuk bëhet xheloze pasi partneri i saj asnjëherë nuk i ka dhënë shkak ndërsa me të qeshur shton se gjithsesi sensorët i mban ndezur madje edhe kur fle.

Rudina Magjistari: Kur ti je ndier vërtet xheloze me Dafin? Ka pasur ndonjë situatë?

Silva Gunbardhi: Unë kam 9 vjet me Dafin, sinqerisht jam shumë e qetë.

Rudina Magjistari: Ndoshta dhe që s’e ke thënë. E ke ndier në ndonjë moment dhe do ia thoje tani, e mban mend atëherë?

Silva Gunbardhi: Unë çfarë kam e them. Njerëzit që kam afër e dinë që unë gjithmonë e shpreh. Nuk jam ndier, sinqerisht nuk jam ndier në siklet ndonjëherë. Më respekton shumë dhe tregon shumë kujdes. Ndoshta është kujdes vërtet, por sa i përket radarit tim nuk kam parë ndonjë gjë të sikletshme.

Rudina Magjistari: Pra radari kontrollon gjithçka?

Silva Gunbardhi: Radari rreth e rrotull…

Rudina Magjistari: Është në gjendje punë 24 në 24?

Silva Gunbardhi: I kam sensorët të gjitha të ndezura edhe kur fle gjumë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share