Krizat: Qytetarët kursejnë në ushqime

BANKAT: DENARI I QËNDRUESHËM – BANKAT TË SIGURTA

Kriza ekonomike dhe pasiguria duket se i nxisin qytetarët të kursejnë, nëse i kanë kushtet për këtë. Në tremujorin e parë të këtij viti, depozitat totale të popullsisë janë 5.4% më të larta se vitin e kaluar. Sot, në ditën botërore të kursimit, bankat sigurojnë se denari është i qëndrueshëm, kurse kursimi në denarë është më fitimprurës sesa në deviza. Por në anketën e TV Klan M, qytetarët thonë se në shumicën e kohës kursejnë në ushqim.

 Denari është stabil, bankat janë të sigurta, kamatat janë më të mira për depozitat në denarë, kurse kursimi jo vetëm që garanton siguri për individët, por promovon edhe zhvillimin e komunitetit, sigurojnë bankierët në Ditën Botërore të Kursimit, 31 tetor. Por për një pjesë të madhe të qytetarëve kursimi i parave është i paarritshëm dhe me të ardhurat që kanë mund të kursejnë vetëm në ushqim:

“Me shumë gjasa heqin dorë nga ngrënia e ushqimeve, pasi cigare blihen, konsumohet alkool, me shumë mundësi nuk konsumojnë ushqim sa duhet që të kursejnë”.

“Në asnjë mënyrë, mund të kurseni vetëm në ushqim në asnjë mënyrë tjetër. Me pak do hash në vend se tre here, dy here, mish njëherë në javë”.

“Me këtë page nuk mund të arrish të parin e jo me të kursejmë, qytetaret e Maqedonisë të vetmen mënyre për të kursyer është tek ushqimi, nuk ka mënyre tjetër për të kursyer.

Sipas Evica Delova Jolevska, nga Drejtoria për Mbrojtjen e Konsumatorëve, depozitat e qytetarëve janë vazhdimisht në rritje dhe tani përbëjnë 66 % të bazës totale të depozitave të bankave vendore:

“Në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, gjithsej depozitat e popullatës arrijnë në rreth 317 miliardë denarë, që është për 16 miliardë denarë ose 5,4% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, thotë Evica Delova Jolevska – Drejtoria e Mbrojtjes së Konsumatorit.

 Jolevska insiston në përmirësimin e edukimit për financat personale te popullata për t’u mbrojtur nga humbjet. Për shembull, ai shprehet se mbajtja e parave në shtëpi është e rrezikshme për shkak të mundësisë së vjedhjes, në krahasim me sigurinë e tyre në banka./KlanMacedonia/

Gazetar: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share