Federata Evropiane e Futbollit UEFA ka shqiptuar dënim FFM-së për fishkëllimën e himnit të Bullgarisë gjatë ndeshjes Maqedoni e Veriut – Bullgari në kuadër të raundit të gjashtë në Ligën e Kombeve e cila u zhvillua më 26 shtator, në arenën “Todor Proeski” në Shkup dhe përfundoi me fitoren e ekipit mysafir 0-1.
UEFA ka shqiptuar denim pë reprezentacionin e vendit tonë prej 10.000 eurove pë fishkëllimin e himnit, ndërsa denim plotësues prej 4.500 euro ka shqiptuar edhe hedhjen e sendeve në terren
Futbollisti i cili u ndëshkua më kartonë të kuq Todor Todorovski është suspenduar vetëm me një ndeshje.