Kovaçevski optimist se do të kalojnë ndryshimet kushtetuese

ATA DUHET TË PËRKRAHEN NGA TË GJITHA PARTITË POLITIKE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet optimist se ndryshimet kushtetuese do të përkrahen nga të gjitha partitë politike në vend.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar propozimet e partive nga blloku shqiptar për zëvendësimin e fjalës “gjuha që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve” me gjuhën shqipe, si kusht për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, theksoi se amendamentet duhet të të mbështetet nga të gjitha partitë politike për t’u përfshirë në Kushtetutë.

“Amendamentet kushtetuese janë çështje procedurale dhe sapo të sigurohet mbështetja e të gjithëve, atëherë duhet të fillojë ajo procedurë në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike, njohësit e së drejtës kushtetuese dhe Ministria e Drejtësisë dhe përmes një diskutimi të arrihet qëllimi, që është kushtetuta. që do të korrespondojë me shumicën më të madhe të përfaqësuar në parlament”.

Kovaçevski e sheh si pozitive vet faktin që po diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe që nuk ka ndonjë parti politike siç tha ai që kundërshton zbatimin e amendamenteve të Kushtetutës. Mirëpo, sipas Kovaçevskit, duhet të kemi parasysh prioritetet si shtet, e që sa më shpejt të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share