Zelensky: Rreth katër milionë ukrainas janë goditur nga ndërprerjet e rrymës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se rreth katwr milionë njerëz në të gjithë Ukrainën janë goditur nga kufizimet e energjisë elektrike, që kompanitë ukrainase janë detyruar t’i vendosin, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës të shkaktuar nga fushata e bombardimeve të Rusisë. Zelenskiy tha në fjalimin e tij të natës, më 28 tetor, se zonat e prekura përfshijnë Kievin dhe Harkivin, si dhe rajonet përreth dy qyteteve të mëdha. Autoritetet në Kiev thanë se kufizimet do të duhet të rriten në nivele “të paprecedentë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share