Mbi 500 nxënës të Vizbegut do të mbesin pa transport publik

GANIU: KOMUNA E BUTELIT NUK IU PËRMBAJT MARRËVESHJES

Rreth 500 nxënës të lagjes Vizbeg të Shkupit, të cilët në mungesë të shkollës janë të detyruar që të ndjekin mësimin në shkolla të ndryshme të komunave të Shkupit : Butel, Çair dhe Shuto Orizarë.

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu në pres për media ndër tjerat tha se kryetari aktual i komunës se Butelit nuk i përmbahet kontratës që gjysma e pagesës së transportit të bëhet nga komuna e Butelit.

“Javën e fundit jemi nën presion të vazhdueshëm nga kompania e transportit publik dhe kanë të drejtë, të cilët kërkojnë nga ne që të paguajmë transportin e fëmijëve nga rrethi i Vizbegut komunës së Butelit, me të cilën komunë kemi nënshkruar marrëveshje. Një vit më parë që ne e publikuam në të gjitha mediumet dhe ishte hera e parë që ndamë bashkërisht shpenzimet e transportit për ata nxënës, por komuna e Butelit nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje dhe nuk i bëri asnjë pagesë kompanisë në fjalë, kështu që shkaku i lutjeve të vazhdueshme nga ana jonë për kompaninë e transportit publik nuk e kanë ndalur transportin, por kulmi ka arritur kështu që nga e hëna, nxënësit e lagjes Vizbeg që mësojnë në shkollat e Çairit nuk do të kenë transport” tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

Ndërsa Kryetar i Komunës së Butelit Darko Kostovski tha se e ka lutur kryetarin Ganiu që ta zgjedhin problemin me nxënësit e Vizbegut por deri më tani s’ka pasur asnjë përgjigje. Ai shtoi se Buteli paguan 200 mijë denarë për 200 nxënës nga Çairi që mësojnë në shkollat e Butelit.

“Nuk e kam të qartë pse behet politike me një grupi te caktuar qytetarësh ose më mirë thëne nxënësish dhe nuk pres që nga zotëri Visar Ganiu të bëjë politikë nga e gjithë kjo, nëse është kështu, pse ka nënshkruar marrëveshje një viti më parë me Velimir Smilevskin ku një pjesë e harxhimeve praktikisht fëmijëve që shkojnë në shkollë në komunën e Çairit e paguan komuna e Çairit dhe një pjesë tjetër komuna e Butelit. pse duhet të ishte kështu atëherë dhe nuk është kështu, ka një numër të mirë fëmijësh që janë nga komuna e Çairit dhe nuk i përkasin rajonit të komunës së Butelit, por për hir te vullnetit tonë të mirë ata mësojnë në shkollat fillore që janë në komunën e Butelit, dhe për ata fëmijë ne si komunë paguajmë transportin, në këtë rast a duhet të përgjigjem edhe unë si ai se janë përgjegjësi e tij” – deklaroi Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit.

Në nëntor të vitit të kaluar, për një numër të nxënësve të Vizbegut përkohësisht u sigurua transport publik, pas protestave disa ditore të banorëve të kësaj lagjeje. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share