Lakers zhgënjejnë sërish

Ekipi nga Los Angelos pëson humbjen e katërt radhazi në NBA, Lebron James realizon 19 pikë ndaj Denver

La Lakers shkojnë në 4 ndeshje pa fituar në NBA nën drejtimin e trajnerit të ri Darvin Ham.

Ekipi nga Los Anxhelos është skuadra e vetme e basketbollit bashkë me Orlando Magic dhe Sacramento Kings që ende nuk kanë fituar në këtë sezon.

Kjo paraqitje negative ka ardhur edhe si rezultat i problemeve të tyre në gjuajtjet në fushë, ku kanë një saktësi vetëm 40.7%.

Humbja e radhës e ekipit të LeBron James ishte ndaj Denver Nuggets, që i mposhti 110-99. U dallua në parket Nikola Jokic me 31 pikë, 9 asiste dhe 13 ribaunde me ekipin e tij që kryeson ndër ekipet e NBA sa i përket efikasitet me gjuajtjet ne fushë, me një përqindje 50.1.

LeBron James realizoi 19 pikë dhe vazhdon ecurinë e tij të jashtëzakonshme, duke shënuar nga 10 pikë e sipër në 1100 ndeshje.

Anthony Davis, i cili ishte në dyshim për t’u aktivizuar, realizoi 22 pikë.

Russell Westbrook, i cili ka marrë shumë kritika nuk luajti për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, por ka gjasa që ai mund të largohet, me Lakers të interesuar për Terry Rozier të Hornets.

Kjo është hera e parë që një ekip ku luan ylli i NBA Xhejms mundet në 4 takimet e para, që nga sezoni i tij i parë si debutues në 2003-04 me Cleveland Cavaliers.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share