Djali i Amal Clooney në hapat e së ëmës?

Avokatja: Djali im vizatoi një burg dhe tha se Putin duhet të jetë aty

Duket se familja Clooney kanë një artist ose një politikan në familje. Ose ndoshta të dyja. Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal ka zbuluar një episod me njërin prej binjakëve të saj.

“Djali im vizatoi një foto një ditë të një burgu dhe ai tha: “Putini duhet të jetë këtu”, zbuloi Amal përpara se të shtonte se ajo aktualisht është duke punuar me çështjet në Ukrainë.

Amal u shpreh se fëmijët e saj po e frymëzojnë për punën e saj me Fondacionin Clooney për Drejtësi.

Ajo thotë se është vetëm çështje kohe para se fëmijët e saj të fillojnë të kuptojnë se çfarë po ndodh në politikë.

“Unë mendoj për disa vite kur ata të jenë më shumë se 5 vjeç do të fillojnë të mësojnë për disa nga këto çështje për të cilat po flasim dhe çfarë po ndodh në botë,” vijon më tej ajo.

Amal dhe George Clooney, të cilët u martuan në shtator 2014, mirëpritën binjakët e tyre në qershor 2017. Ylli i “Ticket to Paradise”, së fundmi u shfaq në The Drew Barrymore Show, ku zbuloi se ishte i tmerruar kur zbuloi për herë të parë se ai dhe Amal ishin në pritje të binjakëve.

I pyetur pse ishte i frikësuar në atë kohë, aktori u përgjigj “Epo, unë isha 56 vjeç dhe kjo më dukej e tmerrshme”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share