Afera “Prona Sekrete”, Petrushevski: Bëhet fjalë për fshehje sistematike (VIDEO)

KOVAÇEVSKI: NËSE KA FUNKSIONAR QË NUK E KANË PARAQITUR PRONËN DUHET TË SANKSIONOHEN

VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat drejtuar pushtetit në lidhje me aferën “prona sekrete”, e cila ka të bëjë me një numër të funksionarëve, që sipas opozitës maqedonase, nuk ka paraqitur pronën në Komisionin për Antikorrupsion. Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Brane Petrushevski, gjatë seancës së sotme për pyetje deputetësh, tha se pushti po tenton të margjinalizojë këtë aferë. Ai ka hedhur dyshimet se bëhet fjalë për fshehje sistematike të pronës

“Nëse nuk bëhet fjalë për fshehje sistematike të pronës, atëherë Kovaçevski duhet të kërkojë nga Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit shkurtim të të gjithë funksionarëve që nuk kanë paraqitur pronën dhe të njëjtit t’i shkarkojë menjëherë, sepse nuk e respektojnë ligjin. Nëse nuk e bën atë, vetëm hedh më shumë dyshim se bëhet fjalë për fshehje sistematike” – thotë Brane Petrushevski, Deputet i VMRO – DPMNE-së

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i është përgjigjur deputetit se, kjo është aferë e cila nuk ka asnjë bazë dhe se selia e VMRO – DPMNE-së është sinonim për krim dhe pronë joligjore në kurriz të qytetarëve. Ai tha se, nëse ka funksionar që nuk e kanë paraqitur pronën, duhet të sanksionohen.

“Çdo funksionar, pa dallim nga cila parti politike vjen, pa dallim në cilën pozitë shtetërore, është i obliguar që në pajtueshmëri me ligji, t’i dorëzojë listë anketuese  Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për gjithë atë që posedon. Të gjithë ata të cilët nuk e kanë bërë këtë në afatin ligjor, duhet të sanksionohen në pajtueshmëri me ligjin. Dhe nga ajo asnjëherë askush nuk është mbrojtur as nga unë, as nga cili do anëtar i Qeverisë” – thotë Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Ndërkohë, kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska tha se, mosparaqitja e pronës trajtohet si shkelje dhe si vepër penale. Në ato raste, siç tha ajo, y shqiptohet urdhër pagesa dhe Antikorrupsioni kontrollon nëse pas asaj kanë dorëzuar lista anketuese, nëse nuk dorëzojnë, atëherë i kyçin qendrat hetuese që janë në institucionet e tjera.

“Vitin e kaluar, kur kishte më shumë emërime dhe shkarkime, ne kemi bërë një aksion dhe atëherë dolën 710 funksionarë që nuk kishin dorëzuar lista anketuese. Për të gjithë ata është ngritur procedurë. Për rreth 400 ka mbaruar, për të tjerët vazhdon ende” – tha Biljana Ivanovska, KSHPK.

VMRO-DPMNE-ja para disa ditëve publikoi aferën, për të cilën thotë se funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së posedojnë prona sekrete. Në listën, sipas VMRO-DPMNE-së, ka shtëpi, banesa, uikend-shtëpiza, hapësira afariste të fshehura nga opinioni, me emra të funksionarëve shtetëror, kryetarë komisionesh, drejtorë dhe udhëheqës të institucioneve. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share