Mickoski: Në rrethanat aktuale VMRO nuk do të përkrah ndryshimet kushtetuese

KASAMILËVIZJA BESA ËSHTË PRO NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski sot edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij dhe subjektit të cilin ai drejton,  nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.

“Në rast se mendojnë se VMRO-DPMNE grupi parlamentar i VMRO-DPMNE -së do t’i mbështes këto ndryshime kushtetuese në këto rrethana, atëherë ja publikisht po them se kjo nuk do të ndodh. Ne kemi pozicion të qartë. Cili është pozicioni i VMRO-DPMNE-së, se ndryshimet kushtetuese në këto rrethana nuk kemi ndërmend që t’i mbështesim”, deklaroi Mickoski.

Ndërkaq, Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se  nisma për ndryshimet kushtetuese duhet të vjen nga ana e Qeverisë, nëse nis diskutimi, sipas tij ai që e nis diskutimin duhet të ftojë të gjithë partitë parlamentare për të siguruar shumicë prej 80 deputetëve.

Lëvizja Besa është pro ndryshimeve kushtetuese dhe gjithçka që ka të bëjë me përshpejtimin e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe në këtë frymë e shohim edhe pjesën tjetër të cilën ne jemi të interesuar të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese, që ka të bëjë me largimin e definicionit 20% për gjuhën shqipe. Nesër në Strugë kemi mbledhjen e radhës të Kryesisë Qendrore sigurisht di të ndërtojmë qëndrim nëse Lëvizja Besa do të marrë një iniciativë të tillë”, tha mes tjerash Kasami.

I pyetur për deklaratat e kryetari të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se nëse flitet për heqjen e 20%, atëherë duhet të flitet edhe për heqjen e Balancuesit dhe Badenterit, Kasami tha se nuk është momenti për këtë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share