FTESË PËR PRISHTINËN QË TË BËHET PJESË E BALLKANIT TE HAPUR
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e as në këmbim të anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Brnabiç përsëriti edhe një herë ftesen per Kosoven behet pjese e Ballkanit te Hapur ndersa kembenguli qe Bashkesia e komunave serbe te themelohet sa me shpejt.
Ne seancen e miratimit te perberjes se qeverise se re ne kuvendin e Serbise kryeministrja Ana Brnabiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e as në këmbim të anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
”Ne nuk do të pajtohemi për gjithçka që të jemi pjesë e BE-së, por në aspektin e demokracisë, sistemit politik, ai është më i miri për qytetarët tanë. Mbetemi te përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por se para çdo marrëveshjeje, krejtësisht natyrshëm dhe logjikisht, duhet të zbatohet plotësisht themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, me të gjitha kompetencat qe rrjedhin nga Marrëveshja e Brukselit pa vonesa të mëtejshme, sepse kanë kaluar gati 10 vjet nga nenshkrimi zyrtar” – deklaroi Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.
Brnabiq përsëriti edhe një herë ftesen per Kosoven behet pjese e Ballkanit te Hapur.
”Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen. për të vijuar ndërtimin e një rajoni më të lidhur, më të hapur ekonomikisht, më të qëndrueshëm dhe më të begatë. Ne do të vijojmë qe të punojmë per ta zgjeruar nismën e Ballkanit të Hapur dhe shpresoj që Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina do te bashkohen zyrtarisht me ne së shpejti. E përsëris edhe një herë se kjo iniciativë është e hapur edhe për Prishtinën, sepse duam qe të sigurojmë një dialog për temat më të rëndësishme për cilësinë e jetës së të gjithë njerëzve në këtë rajon, dhe rrjedhimisht për sigurinë e serbëve në Kosovë” – deklaroi Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.
Sipas Brnabiq në dy vitet e fundit, tetë vende të tjera i kanë dorëzuar Serbisë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Në Kuvendin e Serbisë, gjatë debatit për qeverinë e re, për pak sa nuk ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të Partisë Popullore dhe Partisë Progresive Serbe ku deputetet u ngritën nga vendet e tyre dhe u mjaftuan ne fund vetem me fyerje ndaj njeri-tjerit.