Berisha njofton protestë më 12 Nëntor

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar se të shtunën e 12 Nëntorit do të mbahet protesta kombëtare.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, kryedemokrati Berisha ka theksuar se opozita shqiptare (Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forcat e tjera opozitare nisin me datën 12 Nëntor betëjën e madhe kundër regjimit të Kryeministri Edi Rama.

“Opozita shqiptare, PD, PL, dhe forcat e tjera opozitare nisin me datën 12 Nëntor betëjën e madhe kundër regjimit të urryer, absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë së Parisë shtet, regjimit tëq Ramës, Në 4 naët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizimit të Edi Ramës.

Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.”, u shpreh Berisha.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share