Kovaçevski, Rama, Vuçiq: Përvojat pozitive nga “Ballkani i Hapur” do t`i transferojmë në Samitin në Berlin

Në vigjilje të Samitit për Procesin e Berlinit, që në fillim të Nëntorit mbahet në Berlin, me iniciativë të Kryeministrit të RMV-së, Dimitar Kovaçevski, është mbajtur një takim koordinativ online me liderët e “Ballkanit të Hapur”, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim koordinativ, siç njofton KlanM, kanë marrë pjesë edhe Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe Kryetari i Odës Ekonomike të RMV-së, Branko Azeski.

Siç thuhet në komunikatën e Qeverisë së RMV-së, në takim liderët kanë potencuar se “Ballkani i Hapur” është njohur si nismë pozitive rajonale që tashmë jep rezultate konkrete për kompanitë dhe qytetarët kur janë në pyetje liritë evropiane për lëvizjen e njerëzve, shërbimeve dhe mallrave. Për këtë qëllim, në Samitin e ardhshëm për Procesin e Berlinit, liderët janë dakorduar që t`i transferojnë përvojat positive nga “Ballkani i Hapur”.

Liderët kanë theksuar se “Ballkani i Hapur” është nismë që mobilizon administratën, biznesin dhe qytetarët për progres të përbashkët të rajonit dhe për mbështetje të përbashkët gjatë situatave të krizës të shkaktuar nga mungesa e ushqimeve dhe rrymës.

Siç thuhet në komunikatë, liderët kanë biseduar edhe për pozicionet e përbashkëta të tri vendeve për implementimin e nismave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share