Në dy ndeshjete Grupit E, Milan bën ligjin në Kroaci, duke mposhtu me rezultatin 0-4, Dinamon e Zagrebit në sfidën e parafundit të grupeve të Champions-it. Një triumf tepër i rëndësishëm ky për italianët e Piolit, që kanë hedhur një hap drejt kualifikimit për në fazën e 1/8-ave. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Çellsi në trasferë mundi Salzburgun 2-1. Tabelën e kryeson Çellsi me 10 pikë. Milan 7 pikë. Salzburg 6 dhe Dinamo 4 pikë
Në Grupin F, RB Leipcig mundi Real Madridin 3:2 dhe mbanë shpresat pë kualifikim në fazën tjetër, ndërsa në ndeshjen tjetër Seltik luajti baras me Shahkter 1-1. Tabelë e kryeson Real Madrid me 10 pikë, RB Leipcig 9 pikë, Shahkter 6 dhe Seltik 2 pikë
Në Grupin G, Borusija Dortmund barazoi me Manchester Sityn 0-0, ndërsa Sevilla mundi Kopenhagenin 3-0. Tabelën e Kryeson Mançster Sity me 11 pikë, para Borusija Dortmund që ka 8, Sevilla me 5 dhe Kopenhagen 2 pikë
Në grupin H, Juventusi është matematikisht jashtë Ligës së Kampionëve, pas disfatës 4-3 nga Benfika në Portugali.Kështu skuadra e Alegrit është jashtë Ligës së Kampionëve dhe nuk e ka të sigurt as vendin në Ligën e Europës.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, PSG-ja arriti një fitore spektakolare 7-2 kundër Makabi Haifës. Tabelën e kryeson PSZH me 11 pikë, Bebfika gjithashtu ka 11 pikë, Juventus 3 dhe Macabbi Haifa 3 pikë.
Ndeshjet e raundit të fundit në grupin E,F,G dhe H do të zhvillohen më 2 nëntor .
Rezultatet:
Salzburg – Chelsea 1-2
Sevilla – Kopenhagen 3-0
Benfica – Juventus 4:3
Borr. Dortmund – Mançester Sity 0-0
Celtic – Shakhtar 1-1
Dinamo Z – Milano 0-4
PSZH – Macabi Haifa 7-2
RB Leipzig – Real Madrid 3-2
Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia