Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski bëri të ditur se mbledhja e 88-të në të cilën deputetët diskutojnë për propozimin që Risto Penov të jetë ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale, vazhdon nesër pas orës 12.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në ekspozenë e tij para deputetëve theksoi se është i bindur se Qeveria me Risto Penovin në sferën e Vetëqeverisjes Lokale do të bëjë shumë më tepër në politikat strategjike edhe në nivel lokal dhe atë qendror.
Propozimi i Risto Penovit për ministër vjen pasi bashkëpartiaku i tij, Goran Milevski, dha dorëheqje nga funksioni për arsye personale.
Penovi është ish deputet dhe ish kryetar i Qytetit të Shkupit. Ai është njëri ndër themeluesit e Partisë Liberal Demokrate dhe ka qenë kryetari saj.