Trukim të bilanceve financiare, 16 zyrtarë të Juventus nën hetim nga Prokuroria

Gjashtëmbëdhjetë të dyshuar të lidhur me hetimin e Prokurorisë së Torinos mbi pasqyrat financiare të Juventusit. Mes tyre janë edhe Presidenti Andrea Agnelli dhe zëvendësi i tij Pavel Nedved. Buxhetet e marra në analizë nga hetuesit janë të vitit 2018, 2019 dhe 2020.

Transaksionet e konsideruara fiktive janë ato të cilat nuk gjenerojnë flukse financiare të asnjë lloji, dhe që janë kryer me vlera të përcaktuara nga palët në mënyrë arbitrare dhe me qëllim plotësimin e nevojave buxhetore të momentit.

Sipas akuzës, fitimet kapitale të krijuara janë rishikuar sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, të cilat Juventus, në çdo rast duhet t’i respektojë. Për hetuesit ka pasur një ndërhyrje të mëtejshme për ndryshimin e rezultateve buxhetore përmes ‘manovrave me paga’, në vitet 2020 dhe 2021.

Prokurorët besojnë se në lidhje me periudhën e pandemisë, lojtarët në marrëveshje me klubin, kanë hequr dorë vetëm nga një pagë mujore dhe jo katër, siç u komunikua nga Juventus. Disa të dyshuar u akuzuan për veprën penale të deklarimit të rremë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share